
Paraqitja e jashtëzakonshme e Arbër Zenelit nuk mund të kalonte pa vëmendje në Europë, duke e shpallur këtë futbollist mes më të mirëve. Në formacionin ideal të javës së kaluar, renditet edhe sulmuesi shqiptar.
Ai realizoi gol nga pika e bardhë e penalltisë dhe dhuroi asist ndaj Montpelierit, në atë fitore me rezultatin 2-4 të Reimsit. Së bashku me futbollistin shqiptar, gjenden edhe lojtarë të kalibrit botëror si Mesi dhe Mbape. Padyshim që Zeneli mbetet një “thesar” i madh për futbollin shqiptar në tërësi, por edhe për të rritur imazhin e Kosovës, përfaqësueses së tij. /Shqiperia.ch/