You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zekaj kërcënoi Serbinë me zgjedhjen e Kosovës, vjen reagimi: “JO” zotëri! Nuk jemi plani B për ty

Zekaj kërcënoi Serbinë me zgjedhjen e Kosovës, vjen reagimi: “JO” zotëri! Nuk jemi plani B për ty

Ditën e sotme u bë publike deklarata e lojtarit serb me origjinë shqiptare, Arton Zeka, i cili mund të themi se i bëri thirrje Kombëtares së Serbisë. Artoni u shpreh se në qoftëse nuk thërritet në sfidat e ardhshme që do të ketë Serbia, atëherë do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”. Aty shkruhet se Kosova nuk ka nevojë për lojtarë të tillë që e shohin fanellën dardanase si mundësi të dytë dhe gjithashtu shprehet se Kosova nuk ka nevojë për një futbollist të tillë. Për mediat serbe futbollisti ishte shprehur shumë i irrituar me mos grumbullimin e tij tek Serbia

“Ende nuk dihet zyrtarisht, por nëse kjo është e vërtetë, atëherë “JO” zotëri. Nëse doni të luani me fanellën dardanase, atëherë ju nuk duhet ta përdorni Kosovën si planin B. Absolutisht jo, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh FFK në Twitter.

Arton Zeka është vetëm 18 vjeç dhe është pjesë e skuadrës së të rinjve të Lilës, që është pjesë në kampionatin francez. Gjithashtu mesfushori ka qënë pjesë e grupmoshave të kombëtares serbe U-15, U-16 dhe U-17. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top