
Galatasarai bëri gjithçka për të marrë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, ndërsa ky i fundit zgjodhi t’i bashkohej Fenerbaçes. Kampionët e Turqisë tentuan për të mbyllur marrëveshjen me futbollistin shqiptar, por loja e drejtuesve të Rizesporit nuk ishte e pastër, duke kërkuar të përfitonin sa më shumë nga shitja e Muriqit.
Transferimi i këtij të fundit te Fenerbaçe ndodhi për shifrën e 5.5 milionë eurove, ndërsa oferta e Galatasarait ishte më e kompletuar, megjithëse vlente më pak në shifrën e parave. Ekipi i Terhim ofroi 3.7 milionë euro për të blerë Muriqin, por oferta nuk mbyllej këtu.
Futbollisti Ozornëafor do t’i shkonte menjëherë në huazim Rizesporit, për ta pasur të gatshëm në sezonin e ardhshëm. Gjithashtu Rizesporit do t’i lihej edhe 20% e vlerës së kartonit të Muriqit, ku do të përfitohej një sasi e konsiderueshme nga një tjetër shitje më e kushtueshme e sulmuesit të Kosovës, duke marrë parasysh faktin se Galatasarai do të luajë edhe në “Champions League”. /Shqiperia.ch/