
Revista e njohur zvicerane, “L’illustre”, ka publikuar në ditën e djeshme edhe rrogën që trajneri Bernard Shaland merr aktualisht te Kosova. Më saktësisht bëhet fjalë për 250 mijë-300 mijë franga në vit, që është duke marrë arkitekti i dardanëve.
Këtu nuk përfshihen bonuset e fituara nga ana e qeverisë rreth triumfit të arritur në “Ligën e Kombeve”. Po sipas së njëjtës media zvicerane, Shaland ndoshta nuk paguhet në të njëjtën shumë me trajnerin e helvetëve, Petkoviç, por gjithçka barazvlerësohet kur bëhet fjalë për nivelin e jetesës mes dy vëndeve.
“Unë nuk ankohem. Nëse krahasojmë standardin e jetesës, marr po aq sa Petkoviç te Zvicra. Mund të them vetëm se këtu nuk ka asnjëherë vonesë në paga”, ka thënë Petkoviç. /Shqiperia.ch/