
Situata dramatike e kaluar në Shqipëri pas tërmeteve që nisën në datën 26 nëntor, ka marrë ndërgjegjsimin e shumë shteve të Europës. Sidomos nga Greqia, ku edhe nëpërmjet futbollit kanë dalë në mbështetje të vendit tonë.
Andi Lila paralajmëroi disa ndeshje që do të luhen dhe të ardhurat e biletave do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. “Sport Ekspres” zbulon se Shqipëri-Greqi do të luhet në 22 dhjetor në “Air Albania”. Bëhet fjalë për një përballje mes ish-lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë dhe atyre që dërguan Greqinë si fituese të Europianit në 2004.