You are here
Home > Kombëtarja > Zbulohet e vërteta mes Shqipërisë dhe trajnerit Reja, iu ofrua posti i Kombëtares

Zbulohet e vërteta mes Shqipërisë dhe trajnerit Reja, iu ofrua posti i Kombëtares

Menjëherë pas humbjes së Shqipërisë ndaj Turqisë me rezultatin 0-2, te Kombëtarja kishte nisur të ideohej edhe marrja e një trajneri të ri. Pa zbardhur mirë dita, Panuçit iu pre bileta e kthimit për Itali.

Ndërkohë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nisi kontaktet e para mbi kandidatët e mundshëm për të marrë Shqipërinë. Në një takim ishte edhe me ish-trajnerin e Atalantës dhe Lacios, Eduardo Reja. Megjithëse ky i fundit e mohoi mundësinë e marrjes së kuqezinjve për kualifikueset e Europianit, e vërteta që zbulojnë italianë është ndryshe.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Federata Shqiptare e Futbollit i ofroi menjëherë postin e drejtimit të Kombëtares trajnerit Reja. Ndërsa përgjigja e tij, ishte e thjeshtë: “Më duhet ta mendoj pak më gjatë dhe brenda pak ditësh, do t’ju informoj për përgjigjen time”, shkruhet në mediat italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top