
Jo vetëm Armando Broja, një tjetër futbollist shqiptar dhe i jashtëzakonshëm që vjen nga Anglia është padyshim Geraldo Bajrami. Mbrojtësi në fjalë është kapiten i grupmoshës U-23 te Birminghami dhe është vetëm 19-vjeç.
Trajneri Alban Bushi e ka grumbulluar këtë mbrojtës në përballjen ndaj Turqisë që u zhvillua në Shqipëri, atje ku Bajrami ka qënë më i miri i takimit. Jo vetëm i pakalueshëm për futbollistët kundërshtar, por ajo që vihej re ishte edhe përgatitja fizike dhe dueli në ajër nga ky lojtar.
Sa herë që kishte krosime nga goditjet e këndit dhe të dënimit nga ana e Shpresave tona, do të ishte Bajrami që do të vendosej në kontakt me topin në zonën kundërshtare, për të krijuar rrezikshmëri konstante. Padyshim një nga zbulimet e vitit të Alban Bushit, ndërsa vetëm pak ditë më parë Bajrami ka nënshkruar edhe për dy vite të tjera me Birminghamin. /Shqiperia.ch/