You are here
Home > Futboll Bota > Zbardhen edhe detajet e largimit, Edon Zhegrova është futbollisti i ri i Bazelit

Zbardhen edhe detajet e largimit, Edon Zhegrova është futbollisti i ri i Bazelit

Një nga futbollistët shqiptar më të përfolur gjatë merkatos së janarit, ishte pikërisht Edon Zhegrova. Në këtë periudhë, lojtari dardanas u përfol për një kalim të mundshëm të tij në Spanjë apo Itali, teksa sipas mediave,  shfaqën interes skuadrat e Barcelonës dhe Milanit.

Tek asnjëra nga këto klube të mëdha nuk pati asnjë finalizim konkret dhe pse Zhegrova ndërroi skuadër. Ai u bë pjesë e ekipit të Bazelit, ku mundi të largohej nga Genk, teksa me belgët nuk mundi që të kishte hapësirst e duhura. Tashmë mediat e huaja zbardhin edhe detajet e këtij transferimi. Sipas tyre citohet se talenti i përfaqësueses së Kosovës i është bashkuar klubit të Bazelit në formë huazimi .

Ato gjithashtu bëjnë me dije se ekipi zviceran do të ketë shërbimet e sulmuesit për një vit e gjysëm ku gjithashtu ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit. Edon Zhegrova është vetëm 19 vjeç dhe mendohet të ketë një të ardhme të madhe në futbollin europian, por kjo gjë varet e gjitha nga vetë futbollisti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top