
Young Boysi është eliminuar nga “Champions League” në fazën e “Play Offit”, pas barazimit me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj Crevena Zvezdës. Por sigurisht që ambienti nuk ishte mikëpritës për ekipin zviceran.
Nëpërmjet drejtorit sportiv të skuadrës së Young Boys, Christoph Spycher, është folur edhe mbi skandalin që ka ndodhur në përballjen e djeshme. “Gazetarët duhet të kalonin 500 metra në tymin e mjeteve piroteknike, që të shkonin në vendin për të marrë intervista. Ishte skenari i një skandali.
Pastaj njerëzit pyesin se përse nuk duan të vijnë në Begograd për të luajtur një ndeshje futbolli në transfertë. Skandali erdhi edhe në pjesën e dytë, ku u luajt futboll për më pak se 25 minuta”, ka thënë Spycher. /Shqiperia.ch/