You are here
Home > Futboll Bota > Ylli shqiptar quhet “i sëmurë” për homoseksualët, trajneri Magnin: I lejohet, djalë i mrekullueshëm!

Ylli shqiptar quhet “i sëmurë” për homoseksualët, trajneri Magnin: I lejohet, djalë i mrekullueshëm!

Benjamin Kololli është ylli i skuadrës së Zurichit dhe futbollisti më i mirë që skuadra e njohur zvicerane ka në organikën e saj. I vetëm mund të zgjidh një ndeshje, pasi zotëron aftësi të jashtëzakonshme.

Një karakter paksa të vështirë ka edhe ky futbollist, pasi si një “vullkan” mund të shpërthej në momentin që askush nuk e pret. Madje këtë e ka bërë disa herë, së fundmi duke thyer pankinën te Zurich, pasi trajneri Magnin e zëvendësoi me një futbollist tjetër.

Por kjo nuk është asgjë, me deklaratën e Kolollit që ka dhënë pak vite më parë, kur bënte pjesë te Luassane. Ai u shpreh se do të dëshironte që të mos kishte asnjë homoseksual të vetëm në skuadrën ku luante, madje edhe nëse do të kishte të tillë, të mos deklaroheshin hapur.

Në Zvicër janë paksa më të lirë në këto drejtime, duke e shigjetuar futbollistin shqiptar për deklaratën e dhënë, si një skandal më vete. Madje vetëm përpara tre ditësh, do të ishte media e njohur zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” që do e quante Kolollin ende “të sëmurë” në këtë drejtim, për mendimin që ndan për homoseksualët.

Në një emision televiziv zviceran ku është folur për seksualitetin modern, ishte ftuar edhe trajneri i Zurich. Magninit iu përmendën fjalët e Kolollit në kohën kur luante te Laussane, por do të ishte vetë trajneri që do e merrte në mbrojtje: “Lojtarët e mi lejohen të jenë, ata që janë… Ai është një djalë i mrekullueshëm”, ka thënë Magnin, duke mbrojtur Kolollin dhe respektuar këndvështrimin e tij për çështjen në fjalë.

Më tej ““Neue Zürcher Zeitung” shkruan se dy protagonistët në fjalë, e humbasin shpeshherë qetësinë e tyre, për t’u dukur si të çmendur ndonjëherë. Falje do të kërkojnë gjithmonë pasi trazira ka plasur, por e ngatërrojnë emocionalitetin e tyre, duke e shkarkuar atë në fushë e jo në shtëpi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top