You are here
Home > Kombëtarja > Ylli shqiptar që po i mahnit të gjithë! Në formacionin ideal me Lukakun, Sterling dhe Grizman

Ylli shqiptar që po i mahnit të gjithë! Në formacionin ideal me Lukakun, Sterling dhe Grizman

Nëse flitet për një nga futbollistët më të mirë të Kosovës aktualisht, atëherë nuk mund të lëmë pa përmendur dhe të anashkalojmë një emër si Benjamin Kulolli. Është ky lojtari më në formë i dardanëve, që vazhdimësinë e tij pozitive në klub, e tregoi edhe në përfaqësuese.

Dy gola u shënuan nga ana e tij ndaj Maltës, duke qenë heroi i atij takimi, megjithëse detyrat e tij parësore ishin ato mbrojtëse. Vlerësimet nuk kanë së përfunduar për këtë lojtar, ndërsa këtë herë vijnë nga një prej mediave sportive që është e aksesueshme në shumë gjuhë të botës, “Onefootball”.

Kjo e fundit ka ndërtuar formacionin ideal të Ligës së Kombeve për sfidat që lamë pas, e atje nuk kishte sesi të mungonte Kulolli. Përkrah emrave si Van Dijk, Sterling, Pjanic, Lukaku dhe Grizman, futbollisti shqiptar hyn gjithmonë mes më të mirëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top