
Armando Broja nuk ndalet me golat e shënuar sa i përket fanellës së të rinjëve te Chelsea. Këtë herë sulmuesi shqiptar ka realizuar 3 gola në fitoren 4-0 të londinezve ndaj Huddersfield. Ndeshja ishte e vlefshme për “FA Youth Cu”, me Chelsean që ka kaluar më tej dhe do të përballet në raundin e katërt ndaj Bradford.
Pas tregolshit të Armando Brojës, ishte Peart-Harris që kompletoi edhe listën e golashënuesve në mbrëmjen e sotme. Një yll i ri është duke u rritur te Chelsea U-18, ndërsa për Shqipërinë është një thesar i madh që vlerën do t’ia kuptojmë edhe më tepër në të ardhmen.