You are here
Home > Futboll Bota > Ylli brazilian komenton penalltinë qesharake te Strakoshës nga Anglia: Ai nuk të dëgjon kurrë!

Ylli brazilian komenton penalltinë qesharake te Strakoshës nga Anglia: Ai nuk të dëgjon kurrë!

Felipe Anderson është një prej talenteve brazilian më të mirë, ndërsa aktualisht ndodhet si pjesë e West Hamit. Ky futbollist ka një potencial të jashtëzakonshëm, ndërsa shpërthimet e tij në krahë, nuk i ndalë askush.

Më parë ka qenë pjesë e Lacios, por për shkak edhe të dëmtimeve të shumta, drejtuesit vendosën ta largonin këtë futbollist. Megjithatë, zemra e tij nuk qëndron dot larg Italisë. Mjafton një shkëndijë e vogël dhe Anderson do të rikthehet.

Ashtu si në rastin e penalltisë qesharake të Strakoshës ndaj Kajlarit. Lukas Leiva, mesfushori i Lacios i tregon krahun e gabuar se ku duhej të hidhej, e sfera përfundon në krahun tjetër. Anderson ka komentuar këtë episod, duke i thënë Strakoshës: “E ke dëgjuar si më të madhin Lukasin”. Në fund braziliani kishte edhe një replikë humoristike me Lukas Leivën, teksa shprehet se Strakosha nuk dëgjon asnjëherë, për të hequr disi meritat e bindjes së shqiptarit falë tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top