You are here
Home > Kombëtarja > Ylli Aga: Dobësimi i Shqipërisë, është forcimi i Kosovës. Panuçi po bën provim çdo tre ditë

Ylli Aga: Dobësimi i Shqipërisë, është forcimi i Kosovës. Panuçi po bën provim çdo tre ditë

Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në një takim ku u dorëzua pa kushte. Në pjesën e parë fati do të na mbante në lojë për pjesën e mbetur të ndeshjes, por në të dytën skocezët morën fitoren e merituar.

Gazetari i njohur, Ylli Aga, është shprehur se dobësimi i Shqipërisë ka ardhur falë forcimit të Kosovës. Madje, Aga shkon më tej duke thënë se konkurrenca te “dardanët” është aq e madhe, saqë Zhegrova dhe Rashica e shohin veten shpeshherë edhe në stol.

“Nuk është gjë e lehtë të shohësh Rashicën dhe Zhegrovën që nuk gjejnë vend në formacion te Kosova. Ky është pasqyrimi i rezultateve negative të Shqipërisë, forca e Kosovës, që tashmë është realitet i ri dhe zgjedhjet për futbollistët po shtohen.

Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, po bën provim në çdo ditë. Kur ne nuk njohim vetveten e aftësitë tona, atëherë si mund t’i imponohemi kundërshtarit? Kur do të funksionojë kjo Kombëtare, trajneri ka 1 vit në të?”, janë pyetje që ka shtruar gazetari i njohur, Ylli Aga. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top