
Shqipëria është me fat që në gjirin e saj ka një “Ylber” si Ramadani. Mesfushori shqiptar ka dhënë një tjetër paraqitje fantastike në ditën e sotme, teksa Vejle ka mundur në shtëpi Ejsbergun me rezultatin 1-0.
E ardhur nga një ligë më e ulët në këtë sezon, ekipi i Ramadanit ka marrë 3 pikë të arta në një takim mjaft të vështirë, pasi Ejsbergu është një ekip i një kalibri të lartë në Danimarkë. Futbollisti shqiptar ka luajtur nga minuta e parë në këtë takim, duke marrë edhe rolin e protagonistit në golin e vetëm të takimit.
Në minutën e 50, do të ishte pasimi i Ramadanit, ai që do të sillte edhe golin e fitores, pasi Nilson nuk do të gabonte duke dërguar topin në rrjetë. Fitore e rëndësishme dhe Vejle që ngjitet sa më shumë në renditje, për t’iu larguar zonës së ftohtë. /Shqipëria.ch/