Thonë se yjet nuk e bëjnë diferencën, ndërsa një skuadër e mirë dhe që kërkon arritjen e suksesit, duhet të ketë vetëm një grup të mirë lojtarësh, nga ata që kompensojnë njëri-tjetrin.
Por realiteti flet ndryshe, të paktën në anën financiare, yjet bëjnë diferencën. Kështu, në një ekip si Juventusi, kampioni i padiskutueshëm i Italisë, mjaftuan vetëm dy muaj nga ardhja e Kristiano Ronaldos, që të shiten më tepër fanellë sesa në një sezon.
Shifra që flasin qartë këto, futbollistët më të mirë do të jenë ata që udhëheqin gjithmonë skuadrat e tyre, sidomos në aspektin financiar të klubeve, sepse Ronaldo nuk ka lënë ende gjurmë në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/