
“Do të përdorem si një “kartë xhol” në takimin ndaj Thunit”, kështu u shpreh Armando Sadiku përpara takimit të sotëm, duke iu referuar vendosjes që mund t’i bënte fatit të takitmit, me ndeshjen e parë te Lugano. Në fakt, si një “kartë xhol” u tentua të hidhej sulmuesi shqiptar në pjesën e dytë gjatë ditës së sotme, me ndryshimin e vetëm se këtë herë trajnerit Celestini i mbeti në dorë alternativa e çmuar.
Dy gola të shpejtë të Thunit, do e dërgonin rezultatin me shifrat 1-3, duke e bërë thuajse të pamundur kthimin e rezultatit. Armando Sadiku do të aktivizohej në minutën e 61, por atëherë gjithçka ishte një histori e mbyllur.
Futbollisti i Kombëtares nuk arriti të lërë gjurmë, por kjo jo për faj të tij, pasi edhe aksionet sulmuese të vendasve ishin konfuze duke parë situatën dhe rezultatin me të cilin ndodheshin përballë Thunit. /Shqiperia.ch/