
Një nga lojtarët me origjinë shqiptare që po kalon një formë të mirë këtë sezon, është Xherdan Shaqiri. 27-vjeçari duket se ka rilindur këtë vit, teksa me skuadrën e Liverpulit është rikthyer si favoriti kryesor për të fituar titullin kampion më Angli.
Ai u transferua tek të kuqtë në verën e vitit që lamë pas nga skuadra e Stoke Cityt , për shifrën e 15 milionë eurove. Duket se kjo ka qënë një goditje nga ekipi i Liverpulit, përsa i përket çmimit të tij, ku tashmë kartoni i Shaqirit në tregun e lojtarëve vlerësohet me më shumë se 50 milionë euro. Shaqiri rënditet në vendin e tretë përsa i përket çmimit të tij në listën e publikuar së fundmi në Angli, për futbollistët më të shtrenjtë në “Premier League”.
Pra rreth 40 milionë euro më tepër vlen futbollisti me origjinë shqiptare, që nga transferimi te Liverpuli. Vlen për t’u përmendur fakti se Xherdani renditet gjithashtu edhe në listën e lartë të golave të shënuar me “The Reds”, ku numëron plot 6 të tillë në 22 sfida të lujatura. Mesfushori me origjinë shqiptare është rikthyer në formën e tij më të mirë fizike në karrierë, teksa është vlerësuar edhe nga trajneri gjerman që është në krye të ekipit anglez, Jurgen Klop, si një lojtar shumë i rëndësishëm për të.
Mjafton të veçojmë edhe dy golat e shënuar në derbin më të fortë në “Premier Ligue”, ato mes Liverpulit dhe Manchester United, ku shqiptari i dha fitoren të tijve me rezultatin 3 me 1. /Shqiperia.ch/