You are here
Home > Kombëtarja > Xhaka në intervistën e veçantë: Nga kujtimi me Shkëlzen Gashin te…”titaniku”!

Xhaka në intervistën e veçantë: Nga kujtimi me Shkëlzen Gashin te…”titaniku”!

Taulant Xhaka është duke e vazhduar ende karrierën e tij te Bazeli, në klubin zviceran ku i është dhënë besimi prej fillimit. Mesfushori shqiptar ka qënë gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër, pavarësisht disa luhatjeve të vogla.

Në një intervistë të veçantë për mediat zvicerane, Xhaka ka folur edhe sa i përket kujtimeve të bukura në karrierën e tij. Ai veçon një fitore të Bazelit kur me të luante edhe Shkëlzen Gashi, ndërsa kur flitet për filmin më të bukur, “titaniku” nuk lë vend për diskutim.

Kujtimi më i bukur: “Ka shumë ndeshje të mëdha, por me Zurihun është gjithmonë e veçantë për skuadrën dhe tifozët. Një nga ndeshjet më të çmendura ishte kur fituam 5-1 në prill të 2015, ku kishim dy lojtarët me të kuq, Gashin dhe Chiumienton. Embolo shënoi i vetëm tre gola.

Kundërshtari më i mirë i përballur: “Chikhaoui, ishte i shpejt, driblonte mirë dhe me aftësi të mëdha”.

Ndeshja më e bukur për t’u parë: “Totenhem-Arsenal”. Gjithmonë ofron spektakël.

Filmi më i bukur për t’u parë: “Titaniku”.

Pjata klasike e darkës: “Një picë e mirë”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top