You are here
Home > Futboll Bota > Xhaka kapiteni i Zvicrës ndaj Belgjikës, arbitri dashamirësi të tepruar në fushën e lojës

Xhaka kapiteni i Zvicrës ndaj Belgjikës, arbitri dashamirësi të tepruar në fushën e lojës

Granit Xhaka ka marrë shiritin e kapitenit edhe në takimin e sotëm të Zvicrës, atje ku këta të fundit u dorëzuan në transfertë përballë Belgjikës me rezultatin 2-1.

Mesfushori nuk mund të bënte asgjë për të ndalur humbjen, pavarësisht përpjekjeve të tij nga distanca, duke shënjestruar portën e kundërshtarëve. Një rast i veçantë dhe për t’u veçuar, ishte edhe ai i arbitrit spanjoll Lahoz.

Shumë dashimrësi e tepruar nga ana e gjyqtarit, që shpeshherë kërkon kontaktin e afërt dhe fizik me lojtarët gjatë shpjegimit që u jep, ndërsa trajnerin e Belgjikës, Martinez, e kap edhe nga faqa për t’i tërhequr vëmendjen.

Asnjë karton i verdhë i dhënë nga ana e Lahoz, në një ndeshje që ishte përgjithësisht e qetë nga ana e dyluftimeve të ashpra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top