You are here
Home > Kombëtarja > Wolfsburgut nuk i mjafton Rexhbacaj, nxorri nga fusha Robenin

Wolfsburgut nuk i mjafton Rexhbacaj, nxorri nga fusha Robenin

Elvis Rexhbeca ishte protagonist sot në sfidën e sotme të ekipit të tij të Wolfsburgut kundër skuadrës së Bayernit të Munich. Lojtari me origjinë shqiptare ishte ditën e sotme titullar në këtë përballje teksa ai u zëvendësua në minutën e 71.

Elvisi sot ishte në qëndër të vëmendjes, në momentin kur hollandezi i Bayernit, Roben, bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj tij, ku ky i fundit mori edhe kartonin e kuq, duke lënë bavarezët me 10 lojtarë.

Për Rexhbecën është një arritje që pak nga pak po merr vendin e titullarit tek skuadra e Wolfsburgut, gjithashtu edhe besimin e trajnerit të tij. Përballja midis skuadrës së Wolfsburgut dhe Bayern Munich, ka përfunduar me rezultatin 1-3, në favor të gjigandëve të të drejtuar nga Niko Kovaç.
Kujtojmë që Elvis Rexhbeca është vetëm 20 vjeç, ndërsa akoma nuk ka marrë një vendim për fanellën e kujt Kombëtareje do të mbajë mbi shpatulla. Deri atëherë ai është i fokusuar tek ekipi gjerman i Wolfsburgut. /Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top