You are here
Home > Kombëtarja > Vushtrria i dedikon fitoren Shqipërisë: Ballkani na mohoi solidarizimin me atdheun tonë

Vushtrria i dedikon fitoren Shqipërisë: Ballkani na mohoi solidarizimin me atdheun tonë

Vushtria ka luajtur ndaj Ballkanit kryesues në elitën e futbollit të Kosovës, ku ka fituar me rezultatin 1-0. Faktikisht, Vushtria ishte e dënuar për tifozët dhe kërkoi që ky dënim t’i hiqej, ndërsa lekët e tifozëve të shumtë që do ishin në stadium, t’i dhuronin për Shqipërinë.

Por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Ballkani, pasi do të ishte një faktor kundër tyre sa i përket atmosferës në stadium. Në kushte të tilla, FFK vendosi që të respektonte dëshirën e skuadrës tjetër. Menjëherë pas fitores së arritur, Vushtria ka shpërthyer me deklaratën e dhënë:

“Na u mohua solidariteti, na u mohua qëllimi i mirë, na u mohua bamirësia. Por shpërblimi erdhi. Fitorja i dedikohet Forcashave për punën e madhe që kanë bërë gjatë javës duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri”.

#FITOREEEEEE 🔥🔥NA U MOHUA SOLIDARITETI, NA U MOHUA QËLLIMI I MIRË, NA U MOHUA BAMIRËSIA! 🙏Por shperblimi erdhi!…

Gepostet von FC Vushtrria am Montag, 2. Dezember 2019

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top