You are here
Home > Kombëtarja > “Vuri në gjumë” kundërshtarin dhe shënoi lehtësisht, Grezda do të jetë titullar me Rangersin

“Vuri në gjumë” kundërshtarin dhe shënoi lehtësisht, Grezda do të jetë titullar me Rangersin

Një shans i mjafton për të qenë i pranishëm në fushën e lojës dhe Grezda bën atë që di të bëj më mirë, të “deh” kundërshtarin e tij me mënyrën e lojës dhe driblimet që bën, ndërsa në fund gjithmonë e gjen rrjetën lehtësisht.

Sigurisht, flitej për një ndeshje kontrolli, ku u aktivizuan rezervat e Rangersit, por ky ishte momenti i vetëm që Grezda luajti nga minuta e parë me fanellën e gjigandëve skocezë. Tashmë nuk do të jetë më e tillë, pasi futbollisti shqiptar do të jetë titullar edhe në ndeshjen e nesërme.

Rangersi do të luajë për Kupë ndaj Ayrit në shtëpi, ndërsa Eros Grezda do të luajë nga minuta e parë në fushën e lojës, për të bërë tifozët “të dashurohen” me të. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top