
Sidrit Guri nuk ishte sot në formacionin e klubit ku ai aktivizohet, Oostende, të cilët arritën të fitonin më rezultatin 1-2 në një transfertë tepër të vështirë siç është ajo e Eupenit. Për herë të parë në këtë fillim kampionati, sulmuesi kuqezi, nuk u aktivizua për asnjë moment të vetëm në fushën e lojës..
Trajneri i Oostende-s, Verheven, e ka parë të arsyeshme mos aktivizimin në këtë ndeshje të lojtarit shqiptar, Sidrit Gurit. Kohet e fundit ekipi i Oostende-s po vuante për rezultate pozitive, pasi në dy ndeshjet e fundit ata kanë grumbulluar vetëm një pikë. Gjithashtu në takimet e fundit, sulmi i ekipit belg nuk po prodhonte shumë dhe Guri nuk ishte në formë të mirë.
Pas këtij rezultati pozitiv që morën këtë mbrëmje, Oostende ngjitet në vendin e gjashtë të kampionatit belg dhe duket se vendimet e fundit, i kanë dhënë të drejtë trajnerit. /Shqipëria.ch/