Vuajtje me fund të lumtur ishin ato të ditës së sotme për Elseid Hysajn, teksa pas shumë tentativash dhe minutash, ekipi që drejtohet nga Ançeloti ka thyer Fiorentinën me rezultatin 1-0.
Duke parë humbjen e javës së fundit ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0, një tjetër hap i gabuar ndaj Fiorentinës, do të sillte edhe reagimin e tifozëve të Napolit, që këtë sezon kërkojnë me patjetër një trofe. Hapat e gabuar nuk mund të lejohen.
Një histori e shkuar kjo e Fiorentinës, tashmë skuadra e Elseid Hysaj, do të përgatitet për transfertën ndaj Crevena Zvezdës, takim i vlefshëm për “Champions League”. Ky do të jetë “ferri” për mbrojtësin shqiptar, pasi janë shitur të gjitha biletat e stadiumit dhe Hysaj duhet të dëgjojë për 90 minuta këngët kundër Kosovës dhe shqiptarëve. /Shqipëria.ch/