You are here
Home > Kombëtarja > Vuajmë pa ty Lorik! Anija po përmbytet, sepse Kombëtarja nuk ka kapitenin

Vuajmë pa ty Lorik! Anija po përmbytet, sepse Kombëtarja nuk ka kapitenin

“Shiriti i kapitenit të Shqipërisë është kthyer në një leckë që shërben për të fshirë pluhurat”, ishte ky konstatimi i ish-trajnerit të Kombëtares, Astrit Haifizi. Gjithmonë kritik ndaj Shqipërisë, shpeshherë edhe duke e tepruar, por në këtë çështje me të drejtë.

Më parë, kur Lorik Cana udhëhiqte Shqipërinë, shiriti nuk ishte kurrë një çështje diskutimi. Tashmë rëndësia e tij ka humbur dhe po kalon sa në një krahë në tjetrin. Agolli supozohet të ishte njeriu që do të drejtonte futbollistët, Hyka e mori papritur ndaj Izraelit dhe Hysaj ndaj Skocisë.

Po në takimin e radhës? Kush do të jetë kapiteni i ri? Kjo ngelet ende një enigmë, por e vetmja gjë e sigurtë, është që do të kem sërish një emër të ri. Për momentin duhet të shohim gjendjen tonë, anija po përmbystet, sepse Kombëtarja nuk e ka kapitenin e saj, atë legjendarin.

Vuajmë pa ty Lorik! Ndoshta në aftësitë dhe cilësitë e tua në vitet e fundit, kishim shumë mbrojtës të tjerë që mund të ishin më mirë se Cana, por vendin e tij në udhëheqjen e grupit, nuk e zëvendëson askush. Në konferencën për shtyp pas një zhgënjimi të madh do të ishte gjithmonë ky njeri që do të merret përsipër gjithë përgjegjësinë, po sot, kush po e merr atë? Kush e udhëheq Shqipërinë? Mund të kemi shumë futbollistë, por na mungon ende një kapiten! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top