
Vrushaj e ka nisur në mënyrë spektakolare në elitën e futbollin holandez, ndërsa jemi vetëm në javën e tretë. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka shënuar dhe dhënë asist në fitoren me rezultatin 2-3 ndaj Sitard.
Gjithçka ka ndodhur brenda 45 minutave, ndërsa në golin e parë dhe barazimit të përkohshëm, një gjuajtje me kokë e tij do të përfundonte brenda rrjetës. Gjithashtu edhe në realizimin e tretë do të ishte asisti i ardhur nga këmbët e Vrushajt, që rezultoi vendimtar.
Ky futbollist ka kualitet të jashtëzakonshëm, por përfaqëson të rinjtë e Greqisë. Shanset ekzistojnë ende për Shqipërinë dhe kontaktet kanë qënë të shumta, por që vendimi është i gjithi i futbollistit për t’u marrë në formë përfundimtare. /Shqiperia.ch/