
Vrushaj është i papërmbajtshëm në Holandë. Sulmuesi shqiptar që shkoi te Willem II gjatë kësaj merkato, ndërsa ishte pjesë e Olimpiakosit, ka lënë sërish gjurmë. Këtë herë në fitoren ndaj në transfertë, Vrushaj dha asisitin në golin vendimtar ndaj Ultrech.
Takimi përfundoi me rezultatin 0-1, ndërsa futbollisti shqiptar ka goditur edhe shtyllën. Një nisje e frikshme kjo për Vrushajn, që në tre takimet e para me ekipin e ri, ka dhuruar 3 asiste dhe shënuar 1 gol. Më mirë nuk mund të shkonte për të, që ka një nuhatje të mirë para portës.
Ky pritet të jetë edhe përforcimi më i fundit i Shqipërisë, megjithëse deri tani futbollisti në fjalë ka luajtur me të rinjtë e Greqisë. /Shqiperia.ch/