You are here
Home > Futboll Bota > Vrushaj është tjetër çështje e nxehtë me Greqinë, lë gjurmë sërish në “Eredivisie”

Vrushaj është tjetër çështje e nxehtë me Greqinë, lë gjurmë sërish në “Eredivisie”

Sulmuesi i Willem II, Vrushaj, është një tjetër çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas asaj që ndodhi me Durmishajn.

Futbollisti i Olimpiakosit është huazuar drejt ekipi holandez, atje ku po lë gjurmë thuajse në çdo ndeshje. Së fundmi, futbollisti shqiptar ka dhënë asist në fitoren ndaj Graafshcap me rezultatin 3-2. Një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, që gjithmonë bën diferencën në fushën e lojës, duke i dribluar lehtësisht rivalët.

Vrushaj ka luajtur me moshat e Greqisë deri tani, por nuk përjashtohet mundësia e bashkimit me Shqipërinë. Kjo çështje mbetet ende në proces, ndërsa edhe në këto takime, pritet që ky lojtar të mos gjendet në asnjë prej listave të dy Kombëtareve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top