You are here
Home > Futboll Bota > “Vritini, vritini shqiptarët”/ Shihni përplasjen në distancë mes tifozëve në Finlandë

“Vritini, vritini shqiptarët”/ Shihni përplasjen në distancë mes tifozëve në Finlandë

Helsinki është përballur ndaj Crevena Zvezdës në turin e dytë të “Champions League”, atje ku ka pasur edhe përplasje në distancë që vinte nga tribunat. Shumë tifozë me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës kishin zbritur në përkrahje të Helsinkit.

Nuk kishin sesi të mungonin edhe provokimet mes tifozerive, ndërsa nga krahu tjetër qëndronte grupi “Delije” i Crevena Zvezës. Në videon e mëposhtme do të shihni gjithë përplasjen në distancë, ndërsa fillimisht do të ishin tifozët shqiptarë që me flamuj dhe gjeste të ndryshme ofenduese, do të irritonin jo pak miqtë.

Siguria ndërhyri për të larguar tifozët problematikë, ndërsa nga ana tjetër edhe “Delije” nuk qëndroi e qetë, pasi nisi të këndonin: “Vritini, vritini shqiptarët”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top