Vrioni, Vrioni dhe sërish Vrioni. Nëse flasim për futbollistin shqiptar më të përfolur nga mediat sportive, por edhe tifozët shqiptarë në ditët e fundit, atëherë emri më i dëgjuar, është një futbollist që duket se doli nga asgjëja.
I lindur në Itali, Vrioni zgjodhi të përfaqësojë vendin e prindërve të tij, origjinën e tyre, duke i shënuar vendin në të cilin ai lindi, Italisë, e duke u treguar shqiponjën. Tashmë sulmuesi shqiptar ka rrëfyer atë moment, duke u shprehur se ka përjetuar një emocion të papërshkrueshëm, ndërsa babai i tij ka shpërthyer në lot.
“Unë ia dedikoj golin, babait tim, Arbenit, i cili kur unë kam shënuar ka shpërthyer në lot. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe të vesh fanellën e vendit ku ata kanë lindur, ishte një emocion i papërshkrueshëm.
Ftesa nga Shpresat e Shqipërisë nuk ishte surprizë, ata më kontaktuan më parë, por unë preferova të qëndroja në pritje. Kam dy pashaporta dhe kam shënuar edhe me U-17 e U-19 e Italisë. Jam vërtet i lumtur, tashmë shpresoj të shënoj në Benevento, për t’i dhënë kënaqësi fansave të Veneciaz”, është shprehur Vrioni . /Shqipëria.ch/