
Në humbjen ndaj Izraelit, debutoi me Shqipërinë e parë edhe sulmuesi Vrioni. Panuçi e aktivizoi në minutat e fundit të takimit, duke i bërë dhuratën më të bukur të datëlindjes, që lojtari e kishte vetëm një ditë më vonë.
Tashmë, në një intervistë për “Trivenetogoal”, Vrioni tregon emocionet e ndeshjes së parë me fanellën kuqezi, ndërsa shprehet se vendimin për të lënë mundësinë e një ftese nga Italia, ishte që kur pranoi ftesën e Shqipërisë U-21.
“Dhuratën e ditëlindjes e kam marrë një ditë më parë, një dhuratë të mrekullueshme. Më duhet të falenderoj Panuçin që më dha këtë mundësi të madhe dhe unë mund ta meritoj që te jem pjesë e kombëtares shqiptare. Tashmë nuk mund të jem më pjesë e Italisë, por vendimin e kisha marrë që kur zgjodha të isha pjesë e Shqipërisë U-21”, u shpreh Vrioni. /Shqiperia.ch/