
Thonë se fjala vret me shumë se plumbi dhe kjo nuk ka vetëm një kuptim metaforik. Ndonjëherë dënimi që mund të vijë nga një fjalë e thënë dhe e nxituar, peshon shumë më shumë nga çfarë mund ta mendojmë ne.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk priti më gjatë, duke “sulmuar” trajnerin e Shqipërisë nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Ky i fundit nuk e përtypi mirë këtë situatë, duke e paditur Nishanin për ofendimet te tij.
Tashmë është “Report TV” ajo që zbulon, se gjykata i ka kërkuar Nishanit që të paraqitet, por ky i fundit nuk ka adresë. Tashmë gjykata i është adresuar gjendjes cilvile, për të gjetur vendodhjen e saktë të ish-presidentit të Shqipërisë.
Trajneri Panuçi kërkon rreth 100 mijë euro për dëmin që i është bërë dhe përgënjeshtrimin e deklaratës. /Shqipëria.ch/