
Momente paniku ishin ato të kaluara Spanjë, gjatë takimit mes Mallorkës dhe Albasetes. Në fundin e pjesës së parë, e më saktësisht në minutën e 44, do të ishte një duel mes mbrojtës Campos dhe Manajt që do i mbante të gjithë tifozët me “zemrën e ngrirë”.
Gjatë duelit në ajër për topin, futbollisti kundërshtar i shqiptarit është përplasur në mënyrë të frikshme në tokë, duke rrezikuar jo pak. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve të Mallorkës, që në atë moment kanë nisur thirrjet e tyre ndaj futbollistit shqiptar: “Vrasës”.
Arbitri ka ndalur menjëherë lojën, ndërsa një qetësi e madhe pushtoi stadiumin. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, futbollisti kundërshtar ka shkuar menjëherë në spital, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket ndeshjes, ajo ka përfunduar me rezultatin 1-3 në favor të Albasetes, ndërsa për këtë të fundit ka shënuar edhe Rei Manaj. Megjithatë, rezultati është gjëja e fundit që mund të flitet në këtë ndeshje. /Shqipëria.ch/
El arbitro ni amonesta. Manaj del Albacete sigue jugando y Xisco Campos al hospital.
Min 50 expulsa a Raillo@RCD_Mallorca sin los centrales titulares#MallorcaAlbacete #Liga123 pic.twitter.com/NmNe4vXiZE— Toni (@poblense) September 23, 2018