You are here
Home > Futboll Bota > Vlerësimi i veçantë vjen nga Italia: La Hysajn në stol, tani po që e meriton ftesën e Francës

Vlerësimi i veçantë vjen nga Italia: La Hysajn në stol, tani po që e meriton ftesën e Francës

Elseid Hysaj po përballet me një formë aspak të mirë në kampionatin italian, pasi gjendet shpeshherë në stol te Napoli. Së fundmi në takimin ndaj Milanit, shkodrani pa sërish nga stoli sesi Malkuit po shkëlqente në vendin e tij.

Mbrojtësi francez ka arritur në pak kohë të zbeh rëndësinë e futbollistit shqiptar në klubin italian, pasi ka treguar një nivel të lartë. Jo vetëm në mbrojtje, por duke e ndihmuar shumë skuadrën e tij edhe në sulm.

Tashmë ishte menaxheri i francezit, Bruno Satin, që shprehet për mediat italiane se pas këtij triumfi të klientit të tij, është koha që Franca të dërgoj ftesën e grumbullimit në Kombëtare. “Malkuit e ka fituar konkurrencën me Hysajn në krahun e djathtë të mbrojtjes te Napoli. Tani është momenti që edhe Franca t’i dërgojë një ftesë, për ta grumbulluar në Kombëtare”, u shpreh Satin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top