U-21 i Spanjës ka arritur të fitojë pa hasur shumë probleme ndaj Shqipërisë, duke i mundur djemtë që drejtohen nga Alban Bushi me rezultatin 3-0.
Megjithatë rezultati nuk ishte pasqyrimi më i mirë i ndeshjes, sepse shifrat mund të ishin shumë herë më të larta. Spanjollët e goditën 18 herë portën e kuqezinjve, ndërsa këta të fundit u paraqitën rrezikshëm vetëm 1 herë ndaj kundërshtarëve.
Në prononcimin pas takimit të sotëm, trajneri i Shpresave të Spanjës, Luis De la Fuente është shprehur i lumtur për debutimin e tij me fitore, ndërsa ka thënë se zgjodhi lojtarët rezervë, që kishin më pak minuta në ekipet ku luajnë. Gjithashtu tekniku spanjoll, nuk harron të paralajmëroj skuadrën, se ndeshja e radhës ndaj Irlandës së Veriut nuk do të jenë kaq formale sa ajo ndaj Shqipërisë.
“Kam debutuar si trajner, duke përfshirë lojtarë të rinjë, që nuk kishin shumë minuta në ekipet ku ata luanin. Megjithatë të gjithë futbollistët, kanë qenë të përfshirë që nga minutat e para. Për mendimin tim, rezultati 3-0 ishte më i pakëti që ne morrëm ndaj Shqipërisë. Tashmë duhet të jemi të vetëdijshëm se ndeshja tjetër nuk do të jetë kaq formale sa kjo që sapo mbyllëm”, ka thënë Fuente. /Shqipëria.ch/