
Të gjithë jeni kureshtar për të ditur lojtarët më të mirë të Shqipërisë, apo jo? Për ta shuar disi kureshtjen, mendon faqa zyrtare e UEFA-s, në të cilën gjenden lojtarët më të mirë në Europë.
“Shqiperia.ch” sjell renditjen vetëm sa i përket futbollistëve të Kombëtares tonë, ndërsa i gjithë vlerësimi bazohet që nga ndeshjet e vitit të shkuar, për të vazhduar edhe me takimet që lamë pas në muajin mars.
Në vendin e parë për lojtarët e Shqipërisë dhe i 219 në Europë, renditet Taulant Xhaka. Pas tij renditet Gjimshiti, Veseli dhe Strakosha. Një rritje fantastike ka bërë mbrojtësi Ardian Ismajli. Me pak ndeshje me Shqipërinë, lojtari i Hajdukut të Splitit renditet në vendin e 4. Listën e plotë mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa disi e çuditshme që kapiteni ynë, Mavraj, gjendet vetëm në mesin e listës. /Shqiperia.ch/