You are here
Home > Kombëtarja > Vlerësimet në Greqi/ Basha i dobët për shkak të Shqipërisë, Mavraj të surprizon në derbi

Vlerësimet në Greqi/ Basha i dobët për shkak të Shqipërisë, Mavraj të surprizon në derbi

Arisi e ka humbur në minutat e fundit derbin ndaj Paokut, duke u mundur me rezultatin 1-2. Nga minuta e parë e kanë nisur takimin dy futbollistët shqiptarë, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj.

Vlerësimet e tyre nga mediat greke do të ishin të ndryshme, ndërsa mesfushori i Kombëtares duket jashtë formës edhe me klubin grek. Kështu, sipas “To10”, Basha ndodhej në një formë të dobët për shkakun e atij dëmtimi të marrë me Shqipërinë, ndërsa Mavraj ia hedh me një vlerësim pozitiv edhe në këtë derbi.

Mavraj: “Luan në nivele të larta dhe bën një paraqitje pozitive, në një takim me rendiment të tillë”.

Basha: “Mesfushori i Shqipërisë nuk është gjendur në ditën e tij më të mirë. Ai ka bërë shumë gabime gjatë ndeshjes, kjo nisur edhe nga lëndimi që ka pësuar me Shqipërinë në ditët e shkuara”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top