You are here
Home > Kombëtarja > Vlerësim i madh për vetveten, “ferrari” Sadiku: Mbetem po aq i mirë, karta “xhol” për Luganon

Vlerësim i madh për vetveten, “ferrari” Sadiku: Mbetem po aq i mirë, karta “xhol” për Luganon

Armando Sadiku do të luajë për herë të parë me Luganon pas rikthimit nga Levante në ditën e nesërme. Në përballjen ndaj Thunit në shtëpi, sulmuesi shqiptar do të përpiqet të rrëmbej edhe njëherë dashurinë e tifozëve të Luganos, ashtu siç bënte edhe kohë më parë.

Disa minuta priten në pjesën e dytë për Sadikun, pasi siç raporton edhe “Blick.ch” ende nuk është rikuperuar plotësisht nga ai dëmtim që e la gjatë jashtë fushës. Vetë futbollisti i Shqipërisë e quan veten si një “kartë xhol”, që mund të vendos fatin e lojës atëherë kur kërkohet një gjë e tillë.

“Më shohin si golashënues të mirë? Mbetem i tillë, por kam qenë në rehabilitim për pesë muaj e gjysmë dhe do të më duhen 2-3 javë për t’u përshtatur plotësisht. Ndoshta unë do të luhem si karta “xhol” për disa minuta këtë herë. Plani im është që të ringre Luganon, për të shkuar më pas sërish në Spanjë”, u shpreh Sadiku. Ky i fundit shquhet për një vlerësim të madh për vetveten, aqsa e cilësoi veten si një “ferrari” që mbahej në garazhd kur luante në Poloni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top