You are here
Home > Kombëtarja > Vjen nga udhëtimi me Shqipërinë dhe goditet në stërvitje, Kaçe i mungon Panathinaikosit

Vjen nga udhëtimi me Shqipërinë dhe goditet në stërvitje, Kaçe i mungon Panathinaikosit

Sa shumë që po i vuan dëmtimet në karrierën e tij Ergys Kaçe. Madje ky është një nga faktorët kryesorë që ky futbollist nuk ka përparuar më shumë gjatë kësaj periudhe.

E njëjta situatë është përsëritur sërish për mesfushorin kuqezi, sapo erdhi nga udhëtimi me Shqipërinë. Pasi bëri një takim të një niveli të lartë ndaj Andorrës, Kaçe u kthye në stërvitje me Panathinaikosin.

Aty lojtari shqiptar ka marrë një dëmtim të rëndë, që e ka lënë sërish jashtë fushës së blertë. Nuk dihet saktësisht se për sa kohë ky futbollist nuk do të jetë i gatshëm, por ajo që dihet me siguri, është fakti që nuk do të gjenden në pankinë as ndaj Apollo Smyrnis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top