You are here
Home > Boks > Vjen momenti i Asanit! Për t’u mundur është boksieri kroat, luftëtari nga Shkupi më gati se kurrë

Vjen momenti i Asanit! Për t’u mundur është boksieri kroat, luftëtari nga Shkupi më gati se kurrë

Mërgim Asani është rikthyer pas një kohe të gjatë pushimi për shkak të një dëmtimi që e ka penalizuar disi, por këtë herë më i fortë se kurrë. Ish-kikboksieri shqiptar do të ndeshet përballë kroatit Antonio Horvatic, në ditën e dielë në ndeshjen që vlen për “box profi”.

Flasim për një “luftëtar” të ri me shumë prespektivë, që ka qenë për dy vite radhazi sportisti i vitit në Austri. Madje duke dalë edhe kampion në këtë vend sa i përket sportit të kikboksit. Në arenën luftarake shqiptarë janë shquar gjithmonë për duelet e fituara dhe këtë herë nuk pritet të zhgënjejë as Asani. Nën zotërimin e agjensisë “Dalipi boxing management”, pritet një rikthim me fitore për sportistin e lindur në Shkup, por që jeton dhe po zhvillon karrierën e tij në Wien të Austrisë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top