You are here
Home > Futboll Bota > Vjen kthesa e madhe, vendimi i fundit i Mo Salah për agjërimin ditën e finales

Vjen kthesa e madhe, vendimi i fundit i Mo Salah për agjërimin ditën e finales

Ndryshe nga sa thonin mediat egjiptiane, Mohamed Salah ka ndërprerë agjërimin për të qenë 100% në formë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Liverpulit, finalen e Champions League.

Sulmuesi i “The Reds”, i cili po mban Ramazan që nga 16 maji, ka vendosur që të kthehet në rutinën e zakonshme të tij në mënyrë që të mos ketë asnjë justifikim për përballjen ndaj Realit.

Sipas Rubén Pons, fizioterapistit spanjoll të Liverpulit, Salah agjëroi në grumbullimin në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions-it është vendosur një plan i ri për yllin e skuadrës angleze. “Të enjte, të premte dhe të shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, tha fizioterapisti për një radio spanjolle.

Një ndërprerje e tillë e agjërimit është e lejueshme pasi Salah ka qenë në udhëtim. Ditët mund të zëvendësohen pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.

/Infosport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top