
Drejtuesit e Torinos do të zbresin në Shqipëri, për të parë ndeshjen e kthimit mes Debrecenit dhe Kukësit. Plani i italianëve është i qartë që të vëzhgojnë më mirë ekipin me të cilin do të përballen në turin e dytë të “Europa League”, atë hungarez.
Kjo pasi përballja e parë ka përfunduar 3-0 dhe nuk lë vend për shumë histori. Por Valdet Rama nuk dorëzohet kaq lehtë, madje duke e paralajmëruar kundërshtarin në një prononcim për “Supersport”: ‘Të kemi besim të plotë dhe të futemi në këtë mënyrë në fushë, pasi Debrecenin ne mundemi që ta kalojmë”, ka thënë Rama.
Kjo do të ishte një befasi e madhe edhe për vetë drejtuesit e Torinos, që mbërrijnë në Shqipëri për të analizuar më nga afër Debrecenin. Por sipas Valdet Ramës, një vështrim ndoshta duhet t’i hidhet edhe Kukësit… /Shqiperia.ch/