You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Zvarrë kundërshtarët dhe topi që nuk i bindet, Abazaj me duart në kokë

VIDEO/ Zvarrë kundërshtarët dhe topi që nuk i bindet, Abazaj me duart në kokë

Kristal Abazaj ka qënë futbollisti më i pafat në takimin e djeshëm të Osijekut, që bëri një hap të gabuar në shtëpi ndaj Slaven Belupos. Në letër kjo ndeshje ishte disi e thjeshtë për vendasit dhe e tillë dukej të rezultonte në pjesën e parë.

Goli i parë do të vinte pa kaluar shumë minuta, ndërsa një karton i kuq i kundërshtarit, duhej ta kishte lehtësuar edhe më shumë punën për Osijekun. Gjithsesi do të ishte fati kundër tyre, e më saktësisht me Kristal Abazajn.

Dy raste të pastra pati ky lojtar gjatë takimit, që i krijoi me aftësi tërësisht personale, duke i marrë zvarrë kundërshtarët e tij. Por topi në asnjë prej rasteve nuk iu bind, fillimisht duke u pritur nga portieri, e më vonë duke kapur traversën. Me duart në kokë dhe i shtrirë Abazaj nuk i besonte syve për atë që ndodhi, por për një fund dramatik, do të mendonte Slaven Belupo me barazimin në minutat e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top