
Bazeli vazhdon të ndjekë ritmin e kryesuesëve të Young Boys, duke e mbyllur pjesën e parë ndaj Sionit me rezultatin 2-0. Titullar në këtë takim janë 3 shqiptarë, Xhaka dhe Zhegrova në krahun e Bazelit dhe Lenjani në kampin kundërshtar.
Ndeshja do të zhbllokohej nga një perlë e Comert, që pas një pasimi nga Xhaka nuk heziton ta godasë topin nga gjysmëfusha, duke e dërguar atë në rrjetë. Një gjuajtje e fuqishme që përfundimi nuk mund të shkonte në tjetër mënyrë. Por kjo nuk ishte aspak një rastësi, teksa Comert i ka falur kualifikimin në Champions League ekipit të Bazelit pikërisht me anë të një goli, që nga mënyra e realizimit është thuajse identik. I vetmi ndryshim do të ishte largësia nga porta./Sport Ekspres/
REPLAY ? | A stunning strike from Comert to give Basel the lead. FCB going through on away goals as it stands.#FCBPSVpic.twitter.com/Mn1nTDJMhK
— ??????????????? (@FootballSwissEN) July 30, 2019