Një tjetër shqiptar që shënon në këtë fundjavë futbollistike europiane, është edhe Vrushaj. Sulmuesi i Willemit II nuk di të ndalet, ndërsa këtë herë i ka shënuar edhe AZ Alkmarit. Takimi vazhdon të mbetet në shifrat 1-0, ndërsa për të parë golin e parë nuk janë dashur shumë minuta.
Futbollisti shqiptar ka përfituar nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar, për të dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi në fjalë mbetet një temë e nxehtë për afrimet e reja te Shqipëria, ndërsa ka luajtur me të rinjtë e Greqisë.
Veprimet e Vrushajt me top, e dallojnë atë nga gjithë pjesa tjetër e futbollistëve shqiptarë, pasi mund të “vallëzojë” lehtësisht ndaj kundërshtarit. /Shqiperia.ch/