
Si çdo fundajvë, edhe ditën e djeshme janë luajtur sfidat e rradhës në kampionatet e Europës. E tillë ishte situata edhe në Serinë B italiane, ku ndër përballjet e tjera, për t’u veçuar ishte derbi me stadiumin e stërmbushur ku u përballën Venecia dhe Padova. Ky takim është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të vendasve, pas golit të ardhur në ekstremin e ndeshjes. I gjithë stafi i ekipit është futur në fushë për të festuar golin e fitores, si të ishte përmbyllja e një kampionati që kishte shpallur Venecian si fitues të tij. Megjithatë festë legjitime, pasi derbi gjithmonë shkon përtej tre pikëve të fituara.
Ajo çka ra në sy tek Venecias, përveç fitores së merituar, ishte edhe paraqitja e mirë që bëri sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni. 20-vjeçari u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 60 të lojës, ku edhe trajneri Valter Zenga, po tregon se po i jep më shumë besim lojtarit kuqezi.
Ky fakt duket se i ka rikthyer edhe buzëqeshjen Vrionit, teksa pas ndeshjes, u shpreh për mediat italiane tepër optimist për mbijetesën e skuadrës së tij të Venecias në Seria B. Gjithashtu ai theksoi se trajneri Zenga po bënë një punë shumë të mirë me skuadrën dhe nuk ndalon së motivuari lojtarët e tij.
“E rëndësishme është që fituam dhe e merituam ndaj Padovës. Trajnerin Zenga e njoh prej kohësh dhe nuk na ndalon së karikuari. Le të shohim që t’i shpëtojmë rënies nga kategoria, ku pse jo të shpresojmë edhe zonën e Play-Offin që të jep shansin për të luajtur në Seria A”, u shpreh në intervistën e tij, Xhakomo Vrioni. /Shqiperia.ch/
? Il boato?dello @StadioPenzo dopo il gol della vittoria arancioneroverde siglato da DI MARIANO!!! Alè @VeneziaFC_IT !!!#VeneziaPadova #VenPad pic.twitter.com/FloaPRx5ji
— il 12esimo Leone (@il12esimoleone) January 27, 2019