
Atalanta është duke luajtur ndaj Lacios, për të përmbyllur javën në kampionatin italian. Një takim me shumë spektakël pritet, duke marrë parasysh faktin se të dyja këto skuadra luajnë futboll të hapur.
Ashtu edhe po ndodh, teksa vetëm 59 sekonda kanë mjaftuar për të parë golin e parë të takimit. Strakosha është mposhtur në gjuajtjen e parë në portë, megjithëse jo shumë për fajin e tij. Duvan Zapata i gjendur i vetëm në zonë dhe pas një dhurate nga mbrojtja laciale, nuk e ka pasur të vështirë të dërgojë topin në rrjetë,
Nga ana tjetër, Etrit Berisha mbron portën e Atalantës, duke e fituar edhe këtë herë balotazhin ndaj Golinit. /Shqiperia.ch/