You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ VAR bën “mëkatin e madh”, Odise Roshi shtangu portierin me predhën nga 25 metra

VIDEO/ VAR bën “mëkatin e madh”, Odise Roshi shtangu portierin me predhën nga 25 metra

Akhmat Grozni është duke luajtur në transfertë përballë Krasnodarit ndërsa takimi po vijon në shifrat 1-0. Skuadra ku luan edhe Odise Roshi rrezikon shumë për rënien nga elita e futbollit rus dhe duhet të dalë me pikë në këtë përballje.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga 25 metra. Kur do të mbyllej pjesa e parë, Odise Roshi lëshon një predhë nga distanca që është ndalur vetëm në cepin e rrjetës. E teksa nisi festa, VAR-i do të futej për të anuluar çuditërisht golin. Megjithëse në atë ekzekutim të Roshit nuk mund të kishte kurrsesi një rast të pozicionit jashtë loje, kjo kishte ndodhur në momentin që do të vinte pasimi te sulmuesi shqiptar dhe për këtë arsye goli u anulua. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top