
Vallëzimi në fushën e lojës për futbollistët e Shqipërisë e me fanellën e Kombëtares duhet të presë ende. Kjo pasi do të duhen më shumë se dy muaj, që kuqezinjtë të rikthehen si protagonist ndaj Turqisë.
Por kjo nuk i ndalon dy prej lojtarëve tanë, Eros Grezdën dhe Bekim Balajn, që të nisin vallen jashtë fushës së blertë. Në një prej lokaleve të Tiranës, dy futbollistët e Kombëtares kanë dëfryer edhe në shoqërinë e disa të pranishmëve, me napolonin në sfond.
Ajo që shpresohet në këtë rast, është që e gjitha kjo harmoni e këtyre lojtarëve të dëshmohet edhe në fushën e lojës, pasi Shqipëria dhe tifozët e saj aty e kërkojnë më tepër. /Shqiperia.ch/
(Video e marrë nga Tirana Today)